Skip to content

Deputeti i vjeter i PD “shpërthen” keq ndaj Berishës: Për të hequr qafe…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka komentuar deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha për ndryshimet në statutin e PD-së.

Spaho shkruan se Nenin e doreheqjes kur humbet zgjedhjet e përgjithshme, e vëmë për të hequr qafe ndonjërin. Po ashtu ai shkruan se kur humbin zgjedhjet, gjejnë pretekstin se ato janë vjedhur.

“Nenin e doreheqjes kur humbet zgjedhjet e pergjithshme, e veme per te hequr qafe ndonjerin dhe e heqim kur duam te shpetojme vehten nga mbajtja e pergjegjesise. Dime vetem nje kenge, na i vodhen zgjedhjet.

Edhe ai para ketij, kete thoshte, por e hoqem me ceremoni. Sot “vjedhja e zgjedhjeve” justifikon paaftesine, sharlatanizmin dhe konsensusin PD – PS per te ruajtur statukuone.

Ky eshte kulmi i imoralitetit ne politike. Vetem kaq mjafton per ta humbur pergjithmone besimim tek antaresia dhe votuesit“, shkruan Spaho.

Published inSHQIPERI