Një moment tensioni është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, ku dy banorët Marko dhe Shëndriti janë përfshirë në një debat që ka kaluar edhe në kontakt fizik.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë dhe raportimeve mediatike, konflikti nisi për shkak të cigareve, kur gjatë diskutimit mes banorëve u vu re mungesa e tyre. Debati verbal mes dy konkurrentëve u përshkallëzua, derisa Marko i është afruar Shëndritit dhe e ka goditur në dorë.
Në video dëgjohet Marko teksa i drejtohet banorit tjetër me tone të ashpra, duke i kërkuar cigaret e tij, ndërsa situata tensionohet për disa sekonda dhe ndërhyjnë banorët e tjerë për të qetësuar gjakrat.
Ngjarja ka ndezur reagime në rrjet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa disiplinore apo do ta trajtojë incidentin gjatë Prime-t të radhës.
Ky është një tjetër episod i tensionuar brenda shtëpisë, ku konfliktet mes banorëve kanë qenë të shpeshta gjatë javëve të fundit dhe dinamika e lojës po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

