Ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta për shkak të konfliktit, një tërmet ka goditur jugun e Irani mëngjesin e kësaj të marte.
Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja ishte me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter dhe ndodhi më 17 mars 2026 në orën 06:59 UTC. Epiqendra u regjistrua në jug të vendit, rreth 37 kilometra në jugperëndim të qytetit Mohr, me një thellësi rreth 10 kilometra.
Tërmeti u ndje në zonat përreth provincës Fars dhe në rajonet pranë Gjirit Persik. Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha materiale.
Irani është një nga vendet më sizmikë në botë për shkak të përplasjes së disa pllakave tektonike në rajon, çka bën që lëkundje të tilla të regjistrohen shpesh.
Ngjarja vjen në një moment delikat për vendin, ndërsa situata gjeopolitike në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar.
