Skip to content

Tronditet Berisha, ja kandidati që mund ti marre partine

Ervin Salianji konfirmon se do të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike në 23 maj, duke sfiduar Sali Berishën.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Salianji tha se do të hyjë në garë edhe pse Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë, ka deklaruar se Salianji është vetë-përjashtuar nga partia.

“Po do të jem në garë për kryetar të Partisë Demokratiek në 23 maj.

Pavarësisht se kur ka zgjedhje, e dini që publikohen gjashtë muaj para listat zgjedhore dhe jepet mundësi e barabartë, sot në PD nuk ka procedurë të përcaktuar qartë, por ka vetëm datë zgjedhjesh.

Ajo që e përcakton dhe ndan se kë mbështet shumica, përcaktohet nëpërmjet votës, pavarësisht se politika në përgjithësi duhet të mbahet si domain, apo territor ku fjala e mbajtur përcakton politikanët. Berisha në 2022 kur u rikthye, ka thënë do ta mundë Ramën, nuk mi vjedh zgjedhjet, do të fitoj zgjedhjet lokale e me rradhë. Të gjitha nuk kanë ndodhur”, deklaroi Salianji.

I pyetur për deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, i cili e quajti të “vetë-përjashtuar”, ai tha se nuk e merr seriozisht dhe se është anëtar i kryesisë së PD, ndaj mund të kandidojë normalisht.

“E merr seriozisht atë ti? Bëj pyetje serioze. Jam anëtar i kryesisë, “heroi” apo martiri i fjalës së lirë, për shkak të sakrificës, betejave. Do të ishte më e ndershme të thoshte, nuk do të ketë zgjedhje në PD, pasi kjo është parti monarkike. Nuk ma përcakton dot ai”, tha Salianji.

Published inSHQIPERI