Skip to content

Plas SKANDALI, dalin mesazhet erot*ke të prokurorit me gruan që ishte dhunuar nga burri: Ma merr… (Fotot e renda)

Emisioni investigativ “Stop” në TV Klan ka denonecuar mbrëmjen e sotme se një anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Olger Eminaj, është përfshirë në një aferë seksuale.

Sipas asaj që “STOP” ka publikuar pamje se si Eminaj i ka kërkuar favore seksuale një qytetareje që i ishte drejtuar për ndihmë, duke i dërguar mesazhe me përmbajtje seksuale dhe foto të organit gjenital dhe viagra me çmim të arsyeshëm.

Si nisi ngjarja?

Qytetarja me inicialet R.M. kishte shkuar në zyrat e KLP-së për të kërkuar ndihmë, pasi ishte dhunuar nga bashkëshorti. Nga dhuna e ushtruar ajo kishte humbur fëmijën dhe nuk mund të lindte më. Megjithatë, bashkëshorti i saj e kishte denoncuar për përndjekje.

Në Prokurorinë e Tiranës, R.M. u përball me sfida të tjera, përfshirë një kallëzim për fyerje nga një prokurore. Më pas ajo iu drejtua Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, por nuk mori përgjigje. Në KLP, kryetarja Mirela Bogdani i kishte kthyer një përgjigje, duke i kërkuar Prokurorisë së Tiranës të hetonte rastin.

Pas kësaj, R.M. i shkroi anëtarit të KLP-së Olger Eminaj, i cili filloi t’i dërgonte mesazhe me përmbajtje personale. Sipas “Stop”, Eminaj ka zhvilluar biseda me përmbajtje seksuale dhe ka dërguar foto intime nga zyra e tij, gjatë orarit të punës.

”Shkova në banjo dhe mbarova punë me b… tënde në mendje”, i shkruan ai shtetases R.M.

Më pas, i dërgon 3 foto të organit të tij gjenital, më 14 maj 2025, në orën 10 paradite, në orarin zyrtar të punës.

Në mesazhe të tjera i kërkon të blejë viagra dhe lodra seksi.

Kush është Olger Eminaj?

Eminaj është një magjistrat me karrierë të gjatë. Ai është diplomuar në Juridik në vitin 2002 dhe ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës si prokuror në vitin 2007. Prej vitit 2009 ka ushtruar detyrën e prokurorit, duke pasur përvojë të gjatë në ish-Task Forcën e Korçës, ku ka qenë edhe drejtues.

Ky skandal jo vetëm dëmton karrierën e Olger Eminajt, por godet edhe besimin e publikut te Reforma në Drejtësi. Deri tani, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka reaguar, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë pasoja penale për Eminajn.

Published inSHQIPERI