44 vite në kërkim të nënës së saj biologjike, Anile më në fund arriti të gjente gjurmët e familjes së saj të vërtetë në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”.
E braktisur që në ditën e parë të jetës në spitalin e Lushnjes dhe rritur në jetimoren e Vlorës, ajo rrëfen historinë e saj të dhimbshme dhe udhëtimin për t’i dhënë fund misterit që e shoqëronte prej fëmijërie.
Por gëzimi për takimin e shumëpritur u shndërrua në trishtim: nëna e saj biologjike kishte ndërruar jetë para 11 muajsh. Momenti kur motra e saj, Monda, i dorëzoi foton e nënës, ishte një përzierje e gëzimit, habisë dhe dhimbjes.
Ardit Gjebrea: Në rregull. Të gjithë historinë tënde…
Anile: Po.
Ardit Gjebrea: E dëgjoi dikush.
Anile: Po.
Ardit Gjebrea: Që është pas këtij muri dhe që unë do të dëshiroja ta shihje.
Anile: Mirë. Në rregull.
Ardit Gjebrea: Le ta shohim së bashku!
Anile: Në rregull.
Ardit Gjebrea: Atëherë, zonja quhet Monda.
Anile: Po.
Ardit Gjebrea: Dhe ajo është njeriu që kemi gjetur për të të dhënë lajmin për nënën tënde.
Anile: E kuptova.
Anile: Më ngjan shumë.
Ardit Gjebrea: Sa sy të bukur!
Anile: Jemi njësoj unë dhe ajo.
Ardit Gjebrea: Është nëna jote.
Anile: Po.
Ardit Gjebrea: Monda çfarë ka ndodhur me zonjën?
Monda: Mami për fat të keq ka këtu e 11 muaj që ka ndërruar jetë!
Ardit Gjebrea: Ka vetëm 11 muaj që ka ndërruar jetë!
Anile: Nuk kam fjalë sepse mbërrita shumë vonë. Paçka se e kam menduar gjatë gjithë kësaj kohe, mbërrita shumë vonë.
Ardit Gjebrea: Ti nuk e merr me mend se sa keq më vjen! Sepse ka 14 vjet që ne e bëjmë këtë emision.
Anile: Po.
Ardit Gjebrea: Kështu që më vjen jashtë mase keq që nuk erdhe dot më parë sepse të paktën mund ta kishe njohur. Megjithatë duhet ta pyes Mondë se çfarë lidhje kishte me zonjën? Monda cila ishte lidhje jote me mamin e Anile?
Monda: Jam vajza e saj.
Anile: Është ime motër?
Ardit Gjebrea: Po.
