Një helikopter i tipit “Huey” UH-1 Iroquois është rrëzuar gjatë përpjekjeve për shuarjen e një zjarri në Cape Town, në Afrikën e Jugut.
Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi pasi helika e mjetit ajror goditi shkëmbinjtë e malit, duke bërë që helikopteri të humbte kontrollin dhe të përfundonte në zonën e përfshirë nga flakët.

Ngjarja ndodhi në ditën e dytë të një zjarri të madh që kishte përfshirë një zonë bregdetare. Piloti sapo kishte mbushur depozitën e ujit “Bambi”, me kapacitet 1000 litra, nga porti poshtë zonës ku po operonte.
