Skip to content

Shakohoxha “zbulon” trajnerin e ri të Shqipërisë, ish futbollisti italian…

Dritan Shakohoxha, gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka zbuluar një emër surprizë që mund të jetë trajneri i ri i ekipit kombëtar të Shqipërisë, ish futbollisti italian, Cannavaro.

Shakohoxha tha se FSHF merr vetëm trajnerë të huaj, duke u rrëmbyer atyre edhe protagonizmit.

“17 mln euro kanë kushtuar këta burrat (trajnerët e huaj ndër vite).

Para 40 vjetësh, federate e kohës mori një trajner gjerman dhe i vuri dy trajnerë që ta mësonin. I marrim të huaj, sepse duam vëmendjen te vetja jonë. Kur fiton Shqipëria, dy llafe flasin trajnerët, pastaj flet Federata, sepse të gjithë marrin merita. T

ani thonë se Cannavaro do të bëhet trajner, pra një që e kemi parë në TV. Do ta marrim për të thënë kemi marrë në punë atë. 90% e trajnereve që kemi marrë, kanë qenë futbollist të mirë, por jo trajnerë”, tha ndër të tjera Shakohoxha.

Published inDIASPORESHQIPERI