Skip to content

Alarm për sigurinë ushqimore/ AKU bllokon 7.2 ton djathë

Pasi eshte njoftuar ne oret e para te mengjesit te sotem se AKU ka bllokuar nje sasi te konsiderueshme malli ne pronesi te doktorit popullor, Ylli Merja, i cili eshte gjobitur me 300.000 leke per shkak se tregentonte produkte te pa-gjurmueshem, nje tjeter rast i rrezikshem eshte raportuar nga AKU.

AKU Shkodër ka bllokuar 7.2 ton djathë në një baxho në fshatin Kosmaç, pasi nuk plotësonte kushtet higjeno-sanitare dhe kishte mungesë gjurmueshmërie të produktit.

Pas konstatimit, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë duke bllokuar sasinë e djathit, si dhe aktivitetin e subjektit.

Aksioni është ndërmarrë nga Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër, sektori i ushqimit, dhe vjen pas takimit të zhvilluar nga kryeinspektori Sula dhe drejtoresha e AKU, Gjylameti, të cilët kanë kërkuar rritje të vigjilencës dhe intensifikim të kontrolleve në terren.

Published inSHQIPERI