Skip to content

Mateo ben veprimin qe mahnit te gjithe

Një nga temat më të diskutuara në shqpinë e Big Brother, por edhe jashtë saj, përgjatë kësaj jave ka qenë një koment i bërë nga Mateo ndaj Brikenës, në lidhje me pastërtinë dhe ndërrimin e çarçafëve.

Ndërkohë duket se gjatë prime-it të sotëm situata mes çiftit u qetësua pasi Mateo kërkoi falje dhe sqaroi se gjithçka kishte qenë një formë shakaje dhe ngacmimi, duke pranuar se nuk kishte përdorur gjuhën e duhur.

Nga ana tjetër, Brikena u shpreh e lënduar nga komenti për ndërrimin e çarçafëve dhe shtoi se mënyra si u tha publikisht e bëri të ndihej keq dhe i dha një perceptim të gabuar për të.

Po ashtu edhe të tjerë banorë të tjerë u përfshinë në diskutim.

Pjesë nga biseda:

Mateo: Në radhë të parë, ky është një lloj komunikimi dhe në atë situatë do zgjidhja ato fjalë. Nuk ishte gjuha e duhur dhe i kam kërkuar falje Brikenës. Ishte një mënyrë për ta ngacmuar. Nuk e vlerësova që u mërzit për atë situatë. Nuk ishte për t’u bërë e madhe situata. Ka qenë një shaka nga ana ime.

Brikena: Çdo ditë kur kemi prime, grimi na lyen trupin me make-up dhe kam njollosur tërë çarçafin. Unë i ndërroj shpesh çarçafët, Më vjen rëndë. Më erdhi keq. Mund të thoshte “t’i ndërrova”. Më bëri të ndihem keq. I jep një konfirmim publikut sikur unë… E di që e ka thënë pa të keq, por nuk është i kujdesshëm.

Mateo: E pranoj fajin dhe s’kisha asnjë qëllim të keq.

Edisa: Kur kam ardhur, i kam dhënë këshillë Brikenës që ajo flinte pa këllëf jastëku. Në publik nuk del mirë. Të lë përshtypjen sikur s’je e pastër, ndaj të paktën kamufloje këtu. Dhe kur kemi diçka që nuk shkon, nuk është e hijshme të sulmojmë njëra-tjetrën. Brikena i ka thënë Juelës: “Lëviz se të vjen erë goja”. E dashur Brikena, ja ku e tha dhe i dashuri yt.

Banorët më të pastër jemi unë dhe Shëndriti.

Published inSHQIPERI