Skip to content

Çfarë po ndodh në selinë e PD-së? Një person kapet me pajisje përgjimi! Ja cfare i bejne (DALIN FOTOT)

Një incident i pazakontë është shënuar në selinë e Partisë Demokratike, ku një person i paidentifikuar dyshohet se ka hyrë në ambientet e brendshme me një pajisje përgjimi që funksiononte përmes teknologjisë Bluetooth.

Sipas burimeve brenda selisë blu, pajisja është zbuluar nga një anëtare e PD-së, e cila ka arritur ta marrë atë nga personi në fjalë. Rrethanat se si ai ka arritur të hyjë në ambientet e partisë mbeten ende të paqarta.

Burime të pranishme në vendngjarje pretendojnë se personi i dyshuar, i cili mendohet të jetë efektiv policie civil, ka kontaktuar menjëherë dikë me telefon pas zbulimit të pajisjes, duke thënë: “Mi morën, mi morën”.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një veprim të autorizuar apo për një incident të izoluar.

Ngjarja ka shtuar tensionet politike, ndërsa priten sqarime zyrtare mbi natyrën dhe qëllimin e pajisjes së dyshuar përgjues.

Published inSHQIPERI