Skip to content

Ngjarja ne Nikel, zbardhet dëshmia e familjarëve; detajet e reja

Një krim i rëndë ka tronditur fshatin Verjon të Niklës pasditen e djeshme, ku një person është gjetur i pajetë në një ullishte.

Viktima është identifikuar si Artur Cangu, i cili sipas të dhënave paraprake dyshohet se është qëlluar për vdekje me armë gjahu. Policia ka identifikuar si autor të dyshuar Eduard Afmataj, banor i të njëjtit fshat dhe fqinj me familjen e viktimës.

Ndërkohë është saktësuar lidhja mes Çangut dhe Afmatajt, ku autori ka një lidhje krushqie me viktimën, pasi ai është dhëndër te kushërinjtë e tij.

Banorë të zonës dhe familjarë të të përfshirëve kanë deklaruar për “TCH” se nuk kanë pasur dijeni për konflikte të hapura mes palëve. Këto dëshmi përforcojnë paqartësinë mbi shkaqet që çuan në përshkallëzimin fatal të situatës.

Sipas informacioneve nga terreni, bëhet me dije se mund të ketë ekzistuar një mosmarrëveshje për pronën, konkretisht mes autorit të dyshuar dhe babait të viktimës. Ky mbetet një dyshim i pakonfirmuar zyrtarisht.

Raportohet se, menjëherë pas krimit autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen dhe arrestimin e tij. Deri tani nuk ka informacion mbi vendndodhjen e tij.

Mungesa e dëshmitarëve okularë në momentin e vrasjes po e vështirëson zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. Grupi hetimor nuk ka ende një pistë të qartë për motivin, ndërsa vijon mbledhja e provave në vendngjarje.

Published inSHQIPERI