Skip to content

Ngjarje me te lenduar ne vendin tone

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në Vërtop, përgjatë aksit nacional Berat-Poliçan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi prej disa metrash.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Toyota”, që udhëtonte nga Berat në drejtim të Poliçan, ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona, një 40-vjeçar dhe dy vajzat e tij, të moshës 14 dhe 9 vjeçe, të cilët ndodheshin në automjet në momentin e aksidentit.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Published inSHQIPERI