Një ngjarje e rëndë është shënuar në rrethin e Devollit, ku një mësues u gjet i pajetë në rrugë të enjten.
Mësuesi Alban Bejleri ushtronte profesionin në shkollën e fshatit Marjan, një zonë e largët e Maliqit, një zonë e largët e Korçës. Pas përfundimit të procesit mësimor, ndërsa po shkonte drejt makinës së tij, dyshohet se ka pësuar një infarkt dhe ka ndërruar jetë në vend.
Sipas mediave mësues Albanit i duhej të ecta çdo ditë disa kolometra, pasi makina nuk shkonte deri në fshat.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës pas disa orësh. Ndërkohë, policia ka nisur veprimet e nevojshme për dokumentimin e rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


