Skip to content

Aksident i rëndë në vend/ Dy makina përplasen “kokë më kokë” (Detaje)

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të Fiersheganit, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e përplasjes, një person që udhëtonte në një mjet tip Toyota ka mbetur i plagosur. Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, së bashku me efektivët e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit tip Toyota ishte në manovër parakalimi kur është përplasur me një mjet tip Skoda në aksin nacional Lushnjë–Berat.

Situata në zonë u paraqit e vështirë për shkak të qarkullimit të dendur të mjeteve, ndërsa policia po punon për normalizimin e trafikut dhe dokumentimin e plotë të aksidentit.

Fatmirësisht, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Published inSHQIPERI