Skip to content

Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë, arrestohet autori i krimit

Policia në Podgoricë ka arrestuar 25-vjeçarin Vehad Murić, të dyshuar si autor i vrasjes së trefishtë që tronditi qytetin.

Sipas autoriteteve, ai u lokalizua dhe u vu në pranga pas një operacioni policor në zonën e Rozhajës. Murić dyshohet se ka vrarë tre persona një natë më parë në lagjen Stari Aerodrom të Podgoricës, mes tyre dy vëllezër dhe një shtetas të Serbisë.

Ndaj tij rëndon akuza për “vrasje të rëndë”, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inSHQIPERI