Skip to content

Qytetarja tenton të vetëdigjet në mes të Tiranës, ja veprimi i papritur i Policise

Një tragjedi është parandaluar pasditen e sotme nga efektivët e Rrugores në Tiranë të cilët ndërhynë menjëherë për të qetësuar një qytetare e cila paralajmëronte se do të digjte veten.

Në pamjet e publikuara në rrjet nga faqja Pisk, qytetarja e cila ndodhet para Prokurorisë së Tiranës, dëgjohet duke i paralajmëruar efektivët: Jo jo, mos më prekni me dorë, do të digjem.

Efektivët e rrugores shikohen duke iu afruar pranë qytetares për ta qetësuar. Referuar videos shikohet se situata është nën kontroll.

“Nuk më latë të bëj hajër në shtëpinë time, Policia e Kamzës tallet me mua” shton më tej qytetarja.

Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e Policisë. Pritt që në vijm të dalin detaje të reja.

Video credits: pisk_production

Published inSHQIPERI