Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka firmosur këtë të mërkurë një tjetër lëvizje në strukturat drejtuese të institucionit.
Në krye të Drejtorisë së Operacionales është emëruar Alban Dautaj, i cili më herët mbante postin e drejtorit të Antiterrorit.
Ndërkohë, nga detyra e drejtorit të Operacionales është larguar Melsi Koçi, i cili është transferuar në Kukës.

