Skip to content

Aksident i rende ne Llogara, raportohet se ka te lenduar

Një aksident rrugor është regjistruar brenda tunelit të Llogarasë pak orë më parë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Mësohet gjithashtu se nga ky aksident janë plagosur disa persona, të cilët janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e përplasjes, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dy mjetet, ndërsa qarkullimi në tunel është bllokuar përkohësisht.

Sot, më datë 23.04.2026, rreth orës 17:20, është marrë njoftim për aksidentin. Sipas të dhënave paraprake, mjeti i parë tip BMW, me targa angleze, drejtohej nga një shtetas banues në Vlorë. Ndërsa mjeti tjetër, tip Volvo, drejtohej nga një shtetas banues në Tiranë.

Aksident i rëndë në tunelin e Llogarasë, disa persona

Foto nga aksidenti

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës, ndihmën ndaj të lënduarve dhe garantimin e sigurisë në tunel.

Sipas informacioneve paraprake, disa persona kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Si pasojë e ngjarjes, qarkullimi në tunel është bllokuar përkohësisht, ndërsa autoritetet po punojnë për normalizimin e trafikut dhe largimin e mjeteve të dëmtuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Published inSHQIPERI