Skip to content

Bilanc tragjik, 3 nderrojne jete, 8 te plagosur

Policia ka arrestuar dy drejtues automjetesh të përfshirë në aksidente të rënda me pasojë humbje jete në Fushë-Krujë dhe Tiranë.

Në aksidentin pranë Thumanës, u arrestua një 24-vjeçar që drejtonte një automjet tip “Benz”, i cili u përplas me një makinë tjetër.

Si pasojë, u plagos rëndë drejtuesi 73-vjeçar dhe humbi jetën një pasagjere në automjetin e tij. Gjithashtu, dy këmbësore u lënduan pasi u goditën nga pjesë të makinës që u shkëputën nga përplasja.

Në një tjetër ngjarje në Tiranë, pranë komisariatit numër 6, u arrestua një 63-vjeçar që drejtonte një kamion, i cili përplasi për vdekje një 61-vjeçar që udhëtonte me motor. Nga aksidenti u dëmtua edhe një punonjës policie jashtë shërbimit, i cili ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave, vetëm gjatë ditës së premte janë regjistruar 6 aksidente rrugore, me 3 viktima dhe 8 të plagosur. Një tjetër aksident me fatalitet u shënua edhe në aksin Elbasan–Cërrik, ku humbi jetën një 28-vjeçar.

Published inSHQIPERI