Skip to content

Alarm per b*mbe ne Qendren tregetare ne Tirane

Një alarm për bombë është raportuar mbrëmjen e sotme në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë. Raportohet se, godina është evakuuar menjëherë pas një njoftimi për kërcënim me eksploziv, i cili dyshohet të jetë dërguar përmes një emaili.

Qindra qytetare jane larguar me vrap dhe me frike nga godina, nderkohe qe policia ka rrethuar zonen, duke larguar jo vetem qytetaret, por duke ndaluar dhe qarkullimin e automjeteve.

Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje, duke vendosur perimetrin e sigurisë rreth zonës.

Alarm për bombë në qendrën tregtare “Toptani”,

Ndërkohë, pritet ndërhyrja e njësive speciale për të kryer kontrolle të detajuara dhe për të verifikuar natyrën e kërcënimit.

Pas verifikimit, policia deklaroi se rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Published inSHQIPERI