Prej shumë vitesh, në Qafën e Kasharit në Tiranë, në aksin që lidh kryeqytetin me aeroportin dhe jugun e vendit, qëndron një ndërtesë e madhe me stil “perandorak”, e njohur si “Amadeus Palace”.
Objekti, i ndërtuar si një investim i kushtueshëm, ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e qytetarëve për shkak të pamjes së tij madhështore, por edhe faktit se nuk është vënë asnjëherë në funksion të plotë, duke mbetur prej vitesh një strukturë e pazakontë në këtë segment të rëndësishëm rrugor.
Së fundmi, “Amadeus Palace” është përfshirë në një proces bllokimi pas një vendimi përmbarimor, të lidhur me detyrime financiare të papaguara ndaj kompanisë nënkontraktore “Euro Beton 2005”.
Sipas të dhënave, borxhi i papaguar, në vlerën rreth 1.5 milionë lekë të reja, daton që prej vitit 2023 dhe ka çuar në nisjen e procedurave gjyqësore në janar 2026, kur Gjykata e Tiranës ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit.
Më pas, përmbaruesi gjyqësor ka vendosur bllokimin e aksioneve të shoqërisë “Amadeus Palace” shpk, pasi detyrimi nuk është shlyer vullnetarisht brenda afateve ligjore.
Sipas të dhënave të biznesit, pronësia e kompanisë lidhet me bashkëshortët Besim Elshani dhe Elisabeta Gjoni (Elshani), të cilët kanë qenë të përfshirë në struktura të ndryshme shoqërore ndër vite, përfshirë “Amadeus Group”, “Amadeus Palace” dhe “I.F.C” në Shqipëri, Kosovë dhe Francë.
Ndryshimet e aksioneve ndër vite kanë ruajtur në thelb të njëjtët pronarë fundorë, ndërsa në vitin 2022 subjekti ka pezulluar aktivitetin në QKB. Aktualisht, ndërtesa mbetet e bllokuar dhe pa aktivitet, ndërsa çështja e detyrimeve dhe statusit të saj ligjor vijon të mbetet nën procedura.
Vetem pak kohe me pare, pronaret thane se ishin gati per hapjen e tij, sipas shkrimit me poshte
Një ndërtesë monumentale me arkitekturë mbresëlënëse qëndron e boshatisur prej vitesh në autostradën pranë Mercedes-Benz në Kashar, Tiranë.
Kreshnik Spahiu, një figurë e njohur publike, ka ndarë një postim në rrjetin social Facebook, duke ngritur pikëpyetje mbi këtë godinë madhështore që vazhdon të mbetet pa aktivitet.
Në postimin e tij, Spahiu pyeti: “Pse kjo godinë madhështore në autostradë rri bosh…?”, duke tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve dhe ndjekësve të tij.
Një ndërtesë madhështore që ngrihet mbi kodër e që vihet re lehtësisht kur hyn apo del nga Tirana, për në Durrës apo aeroport. Një universitet, mund të kenë menduar disa në fillim.
Askush nuk mund të rrinte indiferent ndaj ndërtesës që po hidhte shtat majë kodrës dhe fjalët sapo kishin nisur. Kur kupola e kolonat u dalluan ndoshta dikush mendoi për një katedrale.
Kur fasada po merrte identitet dhe u vendosën edhe statujat e tetë mbretërve ilirë, që për disa ditë ishin ekspozuar edhe në hyrje të Muzeut Kombëtar, u kuptua që ndërtesa do ishte sekulariste.
Një kazino luksoze? As njëra, as tjetra dhe as tjetra! Do të jetë një hotel. Pasi u bindën për këtë, hamendjet nisën të merreshin me emrin e pronarit, por edhe ato kanë qenë të gabura. Pronarët dhe ideatorët e këtij hoteli, që do të quhet Amadeus Palace, si emri i kompozitorit Mozart, është çifti Besim Elshani dhe Elisabeta Gjoni.
Tashme pas 15 vitesh ky hotel eshte hapur. Ne nje emision Blendi Fevziu ka marre ne interviste pronarin Besim Elshani, i cili ka deklaruar se eshte gati per tu hapur.

Hoteli është menduar me dy godina që do të bashkohen nga niveli zero dhe dy katet e nëndheshme, me kopësht të brendshëm, me 180 dhoma e suita, të mobiluara me stil rokoko, me llampadarë të punuar nga mjeshtrit venecian të xhamit të Muranos, me tapiceri franceze të shekullit XVIII, me afreske origjinale.
I gjithë hoteli do të ketë një frymë të theksuar të Rilindjes Evropiane, por me shumë elemente shqiptare. Arkitektura është një shkrirje e Barokut me neoklasiken.
Janë dashur 15 vjet për ngritjen e tij, por idetë kanë nisur më herët. Vetëm një pllakë e tavanit, i merr mjeshtrit që e punon me dorë, tetë orë, një ditë pune dhe prandaj është e kuptueshme si ka rrjedhur koha brenda kësaj godine.
View this post on Instagram
