Skip to content

Cfare po ndodh ne Tirane, panik i madh ne nje tjeter qender tregtare

Një tjetër alarm për bombë është dhënë në kryeqytet, vetëm një ditë pas ngjarjes së ngjashme të raportuar të shtunën pasdite në një qendër tregtare në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, këtë të diel në mesditë është raportuar një tjetër kërcënim për bombë në një qendër tjetër tregtare në kryeqytet ndërsa menjëherë janë evakuuar të gjithë punonjësit dhe qytetarët.

Vetem nje nate me pare, një alarm për bombë është raportuar në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë. Raportohet se, godina është evakuuar menjëherë pas një njoftimi për kërcënim me eksploziv, i cili dyshohet të jetë dërguar përmes një emaili.

Qindra qytetare jane larguar me vrap dhe me frike nga godina, nderkohe qe policia ka rrethuar zonen, duke larguar jo vetem qytetaret, por duke ndaluar dhe qarkullimin e automjeteve.

Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje, duke vendosur perimetrin e sigurisë rreth zonës.

Alarm për bombë në qendrën tregtare “Toptani”,

Pas verifikimit, policia deklaroi se rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme.

Published inSHQIPERI