Skip to content

Kërcet arma në Shqipëri, plagoset një person. Dyshohet për

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Sipas informacionit paraprak nga policia, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në rrugë pranë një ambienti servisi, dyshohet se shtetasi I. G. ka qëlluar me armë zjarri ndaj një personi.

Si pasojë e të shtënave është plagosur shtetasi G. H., 45 vjeç, i cili ka marrë dëmtime në këmbë. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur ndjekjen për kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje.

Published inSHQIPERI