Skip to content

Varri i gërmuar në Lushnje, dalin detaje te reja per ngjarjen

Paraditen e 21 prillit, një ngjarje e rëndë u raportua në media, ku varri i një gruaje që kishte ndërruar jetë 17 vite më parë ishte dëmtuar. Fillimisht u dyshua për vjedhje të eshtrave, por hetimet e mëtejshme hodhën poshtë këtë pistë.

Lidhur me rastin u shoqërua në komisariat Edison Ngreci, 36 vjeç, për të cilin u raportua se kishte gërmuar në varr. Në media u përhapën gjithashtu pretendime se ai kishte qenë nxënës ekselent dhe se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Për të sqaruar situatën, vëllai i 36-vjeçarit, i cili jeton në Berlin, ka ardhur në Shqipëri dhe ka dhënë versionin e tij të ngjarjes. Përballi Blendi Fevziut ai ka hedhur poshtë pretendimet e Policisë së Lushnjes se vëllai i tij ka pranuar autorësinë e ngjarjes.

“Unë jetoj në Gjermani, Berlin dhe kam ardhur vetëm për të sqaruar pozicionin e vëllait. Nëse do filloj në rreth kronologjik, e kam marrë vesh situatën në orën 14:00 dhe kam rënë në kontakt me dy vëllezërit e mi, sepse kjo ka qenë gënjeshtra e parë që thanë. Ne jemi tre vëllezër. E mora vesh lajmin, kontaktova dy vëllezërit, një shok i imi më tha, shiko çfarë po thuhet për vëllain tënd. Vëllai im kishte kontaktuar me disa policë në Lushnje dhe pak a shumë ishte sqaruar ngjarja që thjesht po e pyesin, kjo më qetësoi, por duke parë lajmet u shqetësova.

Vëllai qëndroi në polici nga ora 10:30, ka qenë thjesht shoqërim, as në paraburgim, ka qenë në dhomën pritëse të komisariatit, nuk ka pasur avokat, besoj nga pyetjet që janë bërë dhe policia ka kërkuar që nuk ka nevojë për psikolog. Aty ka qëndruar deri në orën 17:10. Policia është bindur që vëllai nuk ka lidhje me ngjarjen. Vëllai im e ka refuzuar të jetë i implikuar me këtë ngjarje”, ka thënë ai, duke pranuar më tej se i vëllai ka pasur shqetësime psikologjike në të kaluarën, por thekson se ato janë trajtuar dhe se aktualisht ai bën një jetë normale, duke punuar sezonalisht dhe më herët edhe si ndihmës kuzhinier në Gjermani.

Në fund ai është shprehur se i vëllai frekuentonte shpesh varrin e nënës ku dhe kalonte edhe orë të gjata, por asnjëherë nuk ka dëmtuar varre, pavarësisht disa mosmarrëveshjeve të vogla që ka pasur me punonjësit sa i përket mirëmbajtjtes.

Pjesë nga fjala e vëllait të Edison Ngrecit:

Unë jetoj në Gjermani, Berlin dhe kam ardhur vetëm për të sqaruar pozicionin e vëllait. Nëse do filloj në rreth kronologjik, e kam marrë vesh situatën në orën 14:00 dhe kam rënë në kontakt me dy vëllezërit e mi, sepse kjo ka qenë gënjeshtra e parë që thanë. Ne jemi tre vëllezër. E mora vesh lajmin, kontaktova dy vëllezërit, një shok i imi më tha: shiko çfarë po thuhet për vëllain tënd. Vëllai im kishte kontaktuar me disa policë në Lushnje dhe pak a shumë ishte sqaruar ngjarja që thjesht po e pyesin, kjo më qetësoi, por duke parë lajmet u shqetësova.

Vëllai qëndroi në polici nga ora 10:30, ka qenë thjesht shoqërim, as në paraburgim, ka qenë në dhomën pritëse të komisariatit, nuk ka pasur avokat, besoj nga pyetjet që janë bërë dhe policia ka kërkuar që nuk ka nevojë për psikolog. Aty ka qëndruar deri në orën 17:10. Policia është bindur që vëllai nuk ka lidhje me ngjarjen. Vëllai im e ka refuzuar të jetë i implikuar me këtë ngjarje. Unë kam kontaktuar vetë me policinë dhe më kanë thënë, ne e kemi marrë thjesht për verifikim. Vëllai im nuk ka pranuar asgjë.

I thashë policëve nëse e ka pranuar këtë gjë pse e keni thënë këtë, policët më kanë thënë, nuk e di çfarë shkruajnë gazetarët. Nga ky moment nuk ka pasur asnjë kontakt më me policinë. Nuk është vëllai përgjegjës. Vëllai ka pasur shqetësime psikologjike të cilat janë trajtuar. Nuk ka qenë student mjekësie. Vëllai im ka dashur të niste një shkollë private për farmaci, por për shkak se kishte mesatare të ulët, ka shkuar në një shkollë jopublike, por pas dy vitesh shkolla private u mbyll dhe për arsye ekonomike nuk shkoi në shkollë tjetër. Ai ka punuar me mua në Gjermani si ndihmës kuzhinier, dhe tani vjen në mënyrë sezonale.

E para, sepse vëllai shkon shpesh te varri i nënës, se varri i babait është në një vend tjetër në Lushnje, shkonte shpesh te varri i nënës dhe me orë të gjata dhe tani ka filluar t’i kthehet normalitetit. Ka pasur dy-tre herë përplasje me punonjësit atje për mirëmbajtjen e varrit të nënës, por nuk ka dëmtuar asnjëherë varre. Por hetimet le ta zbardhin.

Published inSHQIPERI