Skip to content

Pronari grek vret shqiptarin me plumb ne koke, zbardhen detajet e renda

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Kalamatës pasditen e sotme. Një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, është gjetur i ekzekutuar në vendin e quajtur Burnia.

Viktima punonte në një stallë lopësh në këtë zonë rurale. Sipas informacioneve të para nga policia greke, shqiptari është qëlluar për vdekje me armë gjahu nga një distancë mjaft e afërt, çka i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse të menjëhershme.

Pas zbulimit të trupit të pajetë, forcat e policisë kanë mberritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Autori i dyshuar i këtij krimi është pronari grek i stallës ku punonte viktima.

Policia ushtroi kontroll në banesën e pronarit, por ai nuk u gjet aty, duke u shpallur menjëherë në kërkim policor.

Rrethanat që çuan në këtë ekzekutim mbeten ende mister. Grupi hetimor po punon për të zbardhur nëse kemi të bëjmë me një konflikt të çastit apo një mosmarrëveshje të mbartur mes tyre.

Published inSHQIPERI