Skip to content

Ngjarje fatale ne rruget e Shqiperise

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Fier–Seman, në zonën e njohur si Fermë-Çlirim.

Sipas informacioneve për A2 CNN, një automjet është përplasur me një biçikletë dhe, si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i biçikletës, rreth 65 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje.

Pas përplasjes, automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre ambulanca, forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

Published inSHQIPERI