Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Orikum-Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Volksëagen”, i drejtuar nga shtetasi V. G është përplasur me një tufë bagëtish të imta që po kalonin rrugën.
Si pasojë e përplasjes, kanë ngordhur 10 krerë bagëti, ndërsa është lënduar dhe çobani, shtetasi Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të tufës.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës, ku po merr ndihmë mjekësore, pasi ka pësuar traumë.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
