Skip to content

Renditja e fatit per muajin Maj, sipas Paolo Fox

Horoskopi i muajit maj 2026: renditja e shenjave të zodiakut, me të mirat dhe dobësitë e muajit. Kush është më lart dhe kush triumfon? Maji është një muaj që nuk fal: sjell të vërteta, vendime të forta dhe disa tronditje emocionale.

Astrologu i njohur duke bërë një prognozë paraprake (Horoskopi i majit 2026 i detajuar për të 12 shenjat vjen më 1 maj) tregon edhe disa mundësi të vlefshme për ata që dinë t’i kapin në kohë.

Renditja e këtij muaji nis nga fundi dhe ngjitet drejt shenjave më me fat. Ja kush duhet të bëjë durim dhe kush më në fund mund të buzëqeshë.

Shfleto renditjen për të zbuluar pozicionin e çdo shenje për majin 2026

Maj 2026, shenjat më të dobëta

Vendi i 12-të – Akrepi

Muaji nis me vështirësi dhe vazhdon me disa pengesa të panevojshme. Tensione në dashuri dhe në punë vënë në provë durimin tënd. Kujdes me reagimet impulsive, sepse mund të komplikojnë gjithçka.

Vendi i 11-të – Ujori

Ndihesh i distancuar, i pakuptuar dhe pak jashtë ritmit. Marrëdhëniet kërkojnë vëmendje dhe komunikim, por nuk ke gjithmonë dëshirë të përballesh. Më mirë shty vendimet e rëndësishme.

Vendi i 10-të – Binjakët

Konfuzioni dhe lodhja dominojnë pjesën e parë të muajit. Ke nevojë për kohë për të rifituar përqendrimin. Gjërat përmirësohen drejt fundit të majit, por pa ndryshime të menjëhershme.

Vendi i 9-të – Shigjetari

Dëshira për liri përplaset me detyrimet dhe përgjegjësitë. Ka disa tensione në punë dhe në marrëdhënie. Asgjë e pazgjidhshme, por kërkohet ekuilibër.

Vendi i 8-të – Dashi

Shumë angazhime dhe pak durim. Rrezikon të shpërndash energjitë pa rezultat. Vendos prioritetet dhe muaji do të marrë drejtim më të mirë.

Shenjat në rritje për majin

Vendi i 7-të – Peshorja

Një periudhë reflektimi më shumë se veprimi. Jo gjithçka ecën siç do, por është momenti i duhur për të kuptuar çfarë kërkon vërtet. Në dashuri duhet më shumë vendosmëri.

Vendi i 6-të – Luani

Muaj me ulje-ngritje: ka disa kënaqësi, por me përpjekje. Puna kërkon më shumë angazhim, ndërsa në ndjenja është koha për sqarime.

Vendi i 5-të – Bricjapi

Më në fund rikuperim. Pas javësh të tensionuara, gjen stabilitet dhe fokusohesh te objektivat. Në dashuri duhet të hapesh më shumë.

Vendi i 4-të – Peshqit

Intuita dhe kreativiteti të udhëheqin. Ide dhe mundësi të reja, sidomos në projekte personale. Kujdes të mos idealizosh shumë situatat.

3 shenjat në podium

Vendi i 3-të – Gaforrja

Emocionet rikthehen në qendër, por në mënyrë pozitive. Gjen qetësi dhe dëshirë për të ndërtuar. Lajme të mira në punë drejt fundit të muajit.

Vendi i 2-të – Virgjëresha

Qartësia dhe konkretësia bëjnë diferencën. Moment i mirë për të marrë rezultate dhe për të bërë zgjedhje të rëndësishme. Edhe dashuria shkon mirë, me mundësi për njohje të veçanta.

Vendi i 1-rë – Demi

Shenja fituese e muajit maj. Dielli të mbështet dhe sjell konfirmime në çdo fushë: punë, para dhe ndjenja. Je në qendër të vëmendjes dhe ky është momenti yt./Noa.al

Published inSHQIPERI