Skip to content

Gjesti, Gimbo dhe Selina bashkë? Zbulohet surpriza që kan rezervuar

Një imazh enigmatik i një deleje rozë ka “çmendur” rrjetet sociale, duke ngritur shumë pikëpyetje te fansat.

Postimi i bërë nga Three60 Music ka tërhequr menjëherë vëmendjen, por detaji që zbulon gjithçka janë personat e etiketuar në foto.

Në imazh shfaqen Gjesti dhe DJ Gimbo, duke konfirmuar se bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor nga dyshja.

Komentet e fansave nuk kanë munguar, me shumë prej tyre që pyesin me humor “çfarë po ndodh me këtë dele”, ndërsa të tjerë presin një hit të radhës.

Ndërkohë, sipas raportimeve nga “Prive by Liberta Spahiu”, Gjesti është duke punuar për një EP të ri.

Ky projekt pritet të përmbajë pesë këngë dhe thuhet se është shumë afër publikimit.

Mesa duket, “delja rozë” është vetëm një teaser kreativ për epokën e re muzikore që po vjen nga Gjesti dhe Gimbo, duke rritur edhe më shumë kuriozitetin e publikut.

Published inSHQIPERI