Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në treg. Çmimi i naftës dhe benzinës është rritur, vendim që do të hyjë në fuqi duke nisur nga ora 13:00.
Nafta do të shitet 5 lek më shtrenjtë pra 208 lekë, teksa një ditë më parë shitej 203 lekë.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 30 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në njoftim.
