Skip to content

E fundit, 17 termete ne 24 oret e fundit, ja per cfare po dyshohet

Të paktën 17 lëkundje tërmeti janë regjistruar pranë Zonës 51 në Nevada gjatë 24 orëve të fundit, duke ngjallur shqetësime dhe spekulime për aktivitet të mundshëm nëntokësor.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti më i fortë ka arritur magnitudën 4.4 ballë dhe është regjistruar në një thellësi shumë të cekët, rreth 4 kilometra nën sipërfaqe.

Zona e prekur ndodhet pranë Area 51, një rajon i njohur për praninë ushtarake dhe aktivitetet e kufizuara publike, gjë që ka shtuar edhe më shumë spekulimet rreth shkakut të dridhjeve.

Gjeofizikani Stephen Burns e ka cilësuar vendndodhjen si “të pazakontë për tërmete”, duke theksuar se rajoni zakonisht nuk shfaq aktivitet të lartë sizmik krahasuar me zona të tjera të SHBA-së.

Sipas tij, si tërmetet natyrore ashtu edhe shpërthimet nëntokësore mund të prodhojnë sinjale të ngjashme sizmike, veçanërisht kur energjia lirohet në thellësi të cekëta.

Megjithatë, ai theksoi se skenari më i mundshëm mbetet aktiviteti natyror sizmik, edhe pse të dhënat kanë disa pasiguri që e bëjnë fenomenin “të denjë për diskutim”.

Lëkundja më e fundit është regjistruar të enjten pasdite në orën 12:43 sipas orës lokale, ndërsa më shumë se 100 persona kanë raportuar se i kanë ndier dridhjet. Zona përreth është e populluar kryesisht nga personel ushtarak, kontraktorë dhe punonjës që operojnë në bazë.

Published inSHQIPERI