Skip to content

Vjen lajmi i keq per njoftimin per b*mbe ne RInas

SPAK ka dërguar në gjykatë dosjen ndaj një shtetasi rus, i akuzuar për kërcënimin e shpërthimit të një bombe në aeroportin e Rinasit.

44-vjeçari Vladislav Urban është marrë i pandehur për “kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Sipas SPAK në shkurt 2023 rusi ka dërguar një mail në adresën e Shefit Operacional të Rinasit, ku kërcënonte me shpërthimin e një bombe nëse qeveria Shqiptare nuk njeh Kosovën si Serbi, si edhe pretendonte te kishte marrë peng 2 shqiptare.

Nga hetimi i rastit rezultoi se maili ishte dërguar nga rusi Urban, rezident në Selanik. Pas shkëmbimit të informacionit me palën greke dhe kontrollit, rezultoi se 44-vjeçari nuk kishte marrë njeri peng, ndërsa kishte edhe precedentë të mëparshëm në dërgimin e maileve kërcënuese.

Kërcënimi i 44-vjeçarit Urban

Mesazhi kërcënues i 44-vjeçarit Urban u dërgua nga Greqia në dy adresa email-i të zyrës së Menaxherit Operacional në Rinas në shkurt të vitit 2023. Rusi kërcënoi se do të shpërthejë një bombë në aeroportin e Rinasit nëse qeveria shqiptare nuk njeh Kosovën si Serbi, po ashtu pretendoi se mori peng dy shqiptarë.

“Përshëndetje. Emri im është Vladislav Urban. Nëse po e lexoni këtë mesazh, atëherë ka një bombë në aeroportin tuaj. Ju duhet të kërkoni nga qeveria juaj që ta njohë Kosovën si serbe që të mos shpërthejë bomba. Dhe për të bërë si thashë, unë kam kapur dy shtetas shqiptarë dhe po i mbaj në shtëpinë time në Greqi në Nei Epivates, A… Nëse nuk respektoni, ata do të jenë në hall të madh. Keni 48 orë për të shpëtuar shumë jetë shqiptarësh”, shkroi ai.

“Kosovo je Srbia”, hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas referimit të rastit tek anti-terrori dhe këqyrja e postës së dërguesit zbuloi se autori i tekstit ishte Vladislav Urban, i lindur në Moskë, Rusi dhe banues në Selanik, Greqi. Përmes bashkëpunimit me palën greke, është mësuar se 44-vjeçari jeton i vetëm në adresën e pohuar në email, se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se trajtohet me mjekim nga psikiatri. Nga verifikimet e bëra në apartamentin e tij ka rezultuar se nuk kishte marrë ndonjë person peng. Por, Urban kishte precedentë të mëparshëm në kërcënimet me natyre terroriste në email.

Po ashtu, në vitin 2023 ai dërgoi emaile të shumta në Aeroportin e Athinës dhe në një spital në Greqi me përmbajtjen kërcënuese “Jam taleban dhe në emër të Allahut do të vras grekë”. Nga verifikimet në TIMS, ka rezultuar se Vladislav Urban nuk ka asnjë hyrje-dalje në territorin shqiptar, ndërsa ndaj tij është caktuar një masë sigurie “arrest në burg”, në mungesë. Në hetimet paraprake gjyqtarja e GJKKO Rudina Palloi, arsyetoi se vepra penale për të cilën është hetuar rusi është kompetencë ekskluzive e SPAK. Në këtë mënyrë, gjykata konstatoi pavlefshmëri absolute të kërkesës për gjykim të Prokurorisë së Tiranës dhe kaloi dosjen në SPAK për vijimin e hetimit.

Published inSHQIPERI