Finalisti i edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, Rogert Sterkaj, ka folur për jetën e tij dhe kur është larguar 11 vjeç nga Shqipëria për në Angli.
I ftuar në “Flet” me Ilnisa Agollin, Rogerti u shpreh se gjërat që ai ka parë, ku përfshin dhe vitin 1997, kanë qenë trauma për jetën e tij.
“Unë jam rritur në Lezhë. ‘97 në Lezhë ka qenë shumë e egër. Shumë e egër… Dhe kemi qenë fëmijë, 11 vjeç. Dhe unë kam parë shumë gjëra, kemi bërë shumë gjëra, që në fakt ato janë traumat e jetës. Dhe nuk ma krijuan mua pastaj Anglia, afro-amerikanët që kemi jetuar nëpër getot e Anglisë. Unë isha i ndërtuar!
Tani unë po stërvitesha atje, me gjithë ato që kemi kaluar. Dhe për shqiptarët atje, atyre i dridhet qerpiku kur mendojnë se jemi ‘albanian’. Se e dinë të tërë historinë e Shqipërisë dhe të luftës civile që kemi kaluar në ‘97. Për një 11 vjeçar si puna ime nuk është e lehtë, për këtë të jemi të pastër”, u shpreh Rogerti.
