Debati mes ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollatit dhe Rogertit, duket se po vijon edhe jashtë shtëpisë.
Së fundmi, Rogerti ka publikuar një projekt muzikor në bashkëpunim me reperin Don Phenom, ku gjatë këngës përmendet emri “Selina”.
Ndërkohë, gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”, Selini u shpreh se ishte këshilluar të ndiqte rrugë ligjore për përdorimin e emrit të saj, por ajo theksoi se nuk kishte ndërmend të drejtohej në gjykatë, duke deklaruar: “Ka një Zot lart që sheh.”
Nga ana tjetër, Rogerti reagoi për herë të parë lidhur me këtë situatë, ku ai ishte i ftuar në poodcast-in me moderatoren Ilnisa Agolli.
Ai u përpoq të distancohej nga çdo lidhje me Selinin, duke sqaruar: “Selin e ka Selin Bollati, jo Selina. Dhe Selina domethënë kur ta google-ojnë, domethënë dritë (light) në Arabi.”
I pyetur nëse e shqetëson mundësia e një padie, ai u përgjigj prerë: “Unë i them atyre: paçi fat, shihemi në gjykatë. Shihemi në gjykatë moj motër.”
Madje, Rogerti shtoi edhe me ironi: “Në gjykatë? Duke qesh dhe duke kërcy këngën. Tani ё të jemi të pastër… edhe gjyqtarin kam për ta bërë për të kërcy me mu.”
Pjesë nga intervista:
Ilnisa: Dëgjova një intervistë të fitueses së Big Brother te “Goca dhe Gra” dhe thoshte që “shumica e njerëzve më kanë orientuar që ta hedh Rogertin në gjyq.” Për emrin që ti ke përdorur në këngën tënde të fundit. Ke një përgjigje për këtë?
Rogerti: “Po, më duket e ka Selin Bollati, jo Selina. Dhe “Selina” do me thënë, kur ta Google-jnë, dritë “light” në Arabi. Pra kur çohen ato që unë e kam bërë për Selinën, unë i them atyre paçi fat dhe shihemi në gjykatë. Shifemi në gjykatë moj motër.
Në gjykatë, duke qesh e duke kërcy këngën, tani që të jemi të pastër, edhe gjyqtarin kam për ta bërë me kërcy me mu.”
