Skip to content

“Tronditet” PD/ Dorëhiqet e besuara e Berishës, akuza të forta ndaj

Një zhvillim i papritur ka tronditur Partinë Demokratike. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj, ka njoftuar dorëheqjen nga të gjitha funksionet dhe largimin nga partia pas më shumë se 20 vitesh angazhim politik.

Lajmin e bëri publik përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ku shpreh kritika të forta ndaj mënyrës së funksionimit të Partisë Demokratike.

Sipas saj, problemi kryesor mbetet mungesa e hapjes reale brenda partisë, duke theksuar se vendimmarrja është përqendruar në një rreth të ngushtë njerëzish.

“Një parti politike duhet të jetë hapësirë debati, ideje dhe përfaqësimi. Sot, fatkeqësisht, ajo funksionon brenda një rrethi të ngushtë njerëzish, ku shpesh mungon respekti minimal jo vetëm ndaj bazës, por edhe ndaj vetë strukturave dhe hierarkisë së saj”, shprehet Hysaj.

Ajo kritikon gjithashtu mënyrën se si është trajtuar funksioni i saj si Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, duke pretenduar se kompetencat reale të këtij posti janë kufizuar, edhe pse përgjegjësia publike e tij është përdorur.

Në reagimin e saj, Hysaj ngre shqetësime edhe për përjashtimin nga përfaqësimi në këshillat bashkiakë të figurave me kontribut në parti, si dhe për mënyrën e hartimit të listave të mbyllura për Qarkun e Durrësit, ku sipas saj janë lënë jashtë persona me vite angazhim politik.

Po ashtu ajo e cilëson si gabim politik dhe institucional mënyrën se si opozita menaxhoi procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

“Forma dhe mënyra e organizimit të kësaj force politike ka arritur në një pikë ku edhe anëtarët e Kryesisë mësojnë vendime të rëndësishme nga mediat dhe jo nga strukturat e partisë”, thekson Hysaj.

Në fund të reagimit, ajo shprehet se vendimi për largim ishte i vështirë, por i domosdoshëm për të ruajtur integritetin personal dhe politik, duke shtuar se angazhimi i saj për jetën publike do të vazhdojë edhe jashtë Partisë Demokratike.

Published inSHQIPERI