Skip to content

Befasuese! Kontroll i bujshëm në Burgun e Grave në Pogradec,

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në burgun e grave në Pogradec janë konstatuar dhe sekuestruar disa sende të ndaluara, mes të cilave edhe vibratorë. Burime bëjnë me dije se sendet janë gjetur gjatë verifikimeve rutinë të kryera nga administrata e institucionit.

Burgu në fshatin Pojskë, pranë Pogradecit, është një strukturë relativisht e re, e hapur në vitin 2024 në kuadër të përpjekjeve për modernizimin e sistemit penitenciar në vend. Në këtë institucion janë transferuar gratë e dënuara dhe të paraburgosura që më parë qëndronin në burgun e “Ali Demit” në Tiranë.

Aktualisht, në këtë burg ndodhen më pak se 100 gra. Objekti konsiderohet i sigurisë së zakonshme dhe ofron kushte të përmirësuara, në përputhje me standardet e reja për trajtimin dhe akomodimin e personave të dënuar.

Published inSHQIPERI