Kujtim Gjuzi ka ndezur debatet me deklaratat e tij të fundit, duke pretenduar se ka zbuluar një “sekret” që lidhet me poeten Mimoza Ahmeti dhe raportet e saj me kryeministrin Edi Rama.
Në një intervistë për Vip Magazine, Gjuzi u ndal edhe te fenomeni i “Ferma VIP”, duke ndërthurur komentet mbi reality show-n me deklarata që kanë ngjallur reagime të shumta në publik.
Sipas tij, ka detaje të pathëna më parë që, nëse konfirmohen, mund të krijojnë bujë në skenën mediatike dhe politike.
Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga palët e përmendura.
