Skip to content

“Ngecin” votimet për kryetar të Partisë Demokratike…

Është pezulluar ditën e sotme votimi për kryetar të Partisë Demokratike për degën Korçë.

Paraprakisht raportohet se shkak për pezullimin e votimeve ka qenë kërkesa e anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike të cilët mësohet se nuk kanë pasur kartë anëtarësie dhe kartë identiteti me vete.

Ndërsa raportohet se ka pasur dhe persona të tjerë që nuk e kanë pasur emrin në listat zgjedhore për kryetarin e degës së PD të Korçës.

Për rrjedhojë, përfaqësuesit e PD janë larguar nga selia lokale blu duke marrë me vete dy kutitë e procesit të votimit

Ndërsa nuk dihet akoma nëse votimi do të rifillojë apo jo.

Published inSHQIPERI