Skip to content

Denoncoi shitjen e detit te greket, Artur Mecollari jep lajmin e trishte per…

Një lajm i trishtë është bërë publik përmes rrjeteve sociale, ku ish-koloneli Artur Meçollari ka njoftuar ndarjen nga jeta të nënkolonelit Vilson Bufazi.

Përmes një postimi në Facebook, Meçollari shprehu ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e të ndjerit, duke e kujtuar Bufazin si një ushtarak të përkushtuar dhe një mik të mirë.

Sipas tij, Vilson Bufazi ishte një familjar i shkëlqyer, ushtarak shembullor dhe shok model, ndërsa kujtoi edhe periudhën kur kanë punuar së bashku në Akademinë e Detarisë.

“Ndërron jetë papritur nënkolonel Vilson Bufazi. Ngushëllime familjes, bashkëshortes, djemve dhe gjithë të dashurve. Miku im Vilson Bufazi ishte një familjar i shkëlqyer, një ushtarak shembullor dhe një shok model. Pata rastin të punoj në Akademinë e Detarisë me Vilsonin, vite që më dhanë mundësinë ta njoh nga afër”, shkruan Meçollari.

Ai theksoi gjithashtu se miqësia mes tyre vazhdoi edhe pas viteve të punës së përbashkët, duke e përshkruar Bufazin si një bashkëpunëtor të shkëlqyer dhe një ushtarak të përgjegjshëm.

Ndarja nga jeta e nënkolonelit Vilson Bufazi ka sjellë trishtim tek familjarët, miqtë dhe kolegët që e kanë njohur gjatë viteve të shërbimit të tij.

E TRISHTË! Ndahet nga jeta nënkoloneli i njohur Shqiptar…

Published inSHQIPERI