Skip to content

TRAGJEDI! Tërmeti tragjik i mori 7 anëtaret e familjes, vjen lajmi i zi për Albert Carën

Një lajm i dhimbshëm është bërë publik këtë të shtunë, pasi Albert Cara, i cili humbi shtatë anëtarë të familjes në tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019 në Thumanë, ka ndërruar jetë.

Mësohet se Cara ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak, pas më shumë se gjashtë vitesh dhimbje të thellë për tragjedinë që i mori familjarët.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së, Arben Cara, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Dhimbja e tij ishte e madhe, por dashuria për familjen e tij ishte edhe më e madhe. U prehsh në paqe Albert… tani je sërish pranë atyre që i deshe më shumë”, shkruan ai.

Në tërmetin shkatërrues të nëntorit 2019 në Thumanë, Albert Cara humbi shtatë familjarë të tij, mes tyre: Almirin (26 vjeç), Erisën (25 vjeçe), Hasanin (18 vjeç), Fatmirën (53 vjeçe), Sadajanën (21 vjeçe), Anthin (72 vjeçe) si dhe Stela Zvergecin, e fejuara e Almirit.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në atë kohë, ndërsa historia e Albert Carës u kthye në një simbol të dhimbjes së madhe që la pas tërmeti shkatërrues në Shqipëri.

Published inSHQIPERI