Presidenti amerikan thotë se Irani ka humbur pothuajse të gjitha kapacitetet ushtarake
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë për CBS News se lufta mes SHBA-Izraelit dhe Iranit është pranë përfundimit.
Trump tha se Irani ka humbur pothuajse të gjitha kapacitetet ushtarake.
“Mendoj se lufta është pothuajse e përfunduar. Ata nuk kanë marinë, as komunikime, nuk kanë forcë ajrore. Raketat e tyre janë të shpërndara. Dronët e tyre po shpërbëhen kudo, përfshirë edhe prodhimin e dronëve. Nëse shikon, nuk u ka mbetur asgjë. Nuk ka asgjë të mbetur në kuptimin ushtarak”, u shpreh Trump për CBS News.
Deklarata e presidentit amerikan paraqet vlerësimin e administratës së tij për gjendjen e kapaciteteve ushtarake të Iranit në këtë fazë të konfliktit.
