Opozita ka lajmëruar mbajtjen e një proteste kombëtare ditën e nesërme para Kuvendit të Shqipërisë, e cila do të nisë në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që deputetët do të mblidhen në seancë plenare.
I ftuar në emisionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, tha se protesta është e pashmangshme për shkak të asaj që ai e quan një “akt i paprecedent” që pritet të ndodhë në Parlament. Korreshi deklaroi se mazhoranca do të mbrojë ministren Balluku duke mos i hequr imunitetin dhe duke bllokuar kështu kërkesën e drejtësisë. “
Ndryshe nga protestat e kaluara që mbaheshin pasditeve, kësaj here opozita ka zgjedhur një orar strategjik. Sipas deputetit Korreshi, protesta është planifikuar të përkojë pikërisht me momentin e votimit në seancë, që pritet të ndodhë rreth orës 10:00.
“Meqë votohet në orën 10:00, atëherë dhe njerëzit duhet të jenë për të parë aty dhe për të protestuar në atë orar,” shpjegoi ai.
I pyetur në lidhje me aktet e dhunës në protestat e fundit, si djegia e një godine simbol të ish-regjimit, Korreshi nuk e cilësoi protestën si të dhunshme. Ai argumentoi se aktet kanë qenë simbolike dhe jo të parashikuara në skenar. Sipas tij, reagimi i protestuesve erdhi si pasojë e frustrimit me një sistem që sipas opozitës, ka kapur të gjitha institucionet dhe po minon drejtësinë, duke mbrojtur individë të akuzuar për korrupsion.
Pjesë nga intervista:
-Sot sigurisht keni bërë takimet tuaja në selinë blu për t’u koordinuar mbi skenarin e mundshëm të protestës së nesërme. Çfarë do të ndodhë?
Saimir Korreshi: Në radhë të parë do të protestohet. E di, unë mendoj që nesër është dita kur duhet të protestohet në mënyrë më shumë sesa ose është tamam ajo kauza për të protestuar. Pse? Sepse është një akt i paprecedent që po ndodh në Kuvendin e Shqipërisë, në rastin do të realizohet me shumë gjasa, kjo do të jetë. E kemi parë dhe nga qëndrime, po dhe nga raporti i dorëzuar nga nga mazhoranca në parlament, tashmë është zyrtare, që ata do ta mbrojnë, nuk do t’ia heqin imunitetin, pra nuk do t’ia nuk do t’ia pranojnë kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të zonjës Balluku. Kështu që duhet me vjedhur me lopatë në këtë vend edhe prapë mbrohesh. Kemi dhe do vijnë dhe ligjet pastaj, po e kaluan këtë lumë, i bie që të vijnë dhe ligje pastaj që të gjithë të vjedhim, kush vjedh më shumë nuk dënohet, ata që janë me biçikletë apo ata që janë pa patentë, me motor, pa kaskë, ata do të rrinë në burg, pra do t’i shikojmë me këto kategori pra, do të zëvendësohet vjedhja galopante me me ata që janë ëh, hajdutët ordinerë ose me ata të shkretët hallexhinj që bëjnë ndonjë kundravajtje penale as në kuadrin e krimeve jo.
-Tani, ku ndryshon protesta e nesërme përveç orarit që ka, sepse bëhej pasditeve?
Saimir Korreshi: Veçoria e orarit, absolutisht, veçoria e orarit është pikërisht sepse ëh, ata kanë ose parlamenti më tepër që ata e drejtojnë, se tashmë legjislativ, ekzekutiv është një. Edhe me presidentin, shpëton pak gjyqësori pjesërisht, po pjesa tjetër tashmë janë shkrirë në duart e njëjtë, kanë njoftuar që do të jetë dhe votimi në orën 10:00. Pra do të lexohet raporti i të dyja palëve, nëse shoqja Balluku vendos të flasë apo jo, është një e drejtë e saj procedurale që jepet në parlament dhe do të kalohet direkt në votim mbas kësaj pike, pra nuk do të jetë ajo standarti që bëhen gjithë proceset, ka fjalime dhe në fund fare votohet me gjithë kërkesat e tjera, sepse rendi i ditës përfshin dhe pika të tjera që janë shumë më të parëndësishme ose inekzistente pothuajse dhe të gjithë janë të fokusuar tek kjo pikë. Pra, meqë votohet në orën 10:00, me aty gjysëm ore kohë për të lexuar raportet, do të votohet direkt, atëherë dhe njerëzit duhet të jenë për të parë aty dhe për të protestuar në atë orar në të cilën do të votohet dhe mos heqja e ose mosdhënia e lejes prokurorisë për të arrestuar Ballukun.
-Pse po i bëni, ka pak kohë që ju po i bëni protestat të dhunshme? Pse e keni zgjedhur këtë skenar?
Saimir Korreshi: Unë do të them që të dhunshme s’do ta quaja, sepse…
-Tani të dhunshme, kur digjen, digjet një godinë, sikurse ishte, ç’rëndësi ka se simbolika e saj, po djegia, koshat e mbeturinave rrugës…
Saimir Korreshi: Unë kam qëlluar, dhe e kam parë në këmbë atë godinë, nuk e kam parë të djegur. U trembën ca njerëz aty brenda po, që po bënin orgji, siç siç ka dalë tani nga lajmet dhe një, një, një godinë e tillë që duhet të kishte ndodhur, siç e the ti për nga simbolika, në ’90 nuk duhet të ekzistonte, apo duhet të ishte, duhet të ishte bërë një nevojtore publike. Që po të më pyesësh mua, unë do ta shikoja si nevojtore publike atë, gjatë gjithë kohës kur njerëzit thoshin, këta që ju kanë marrë në qafë, urinojnë mbi, mbi atë çka ju kanë bërë këta njerëz, por simbolika ishte e tillë. U qëllua dhe ndoshta nuk ishte nisur për një gjë të tillë, ja u them këtë sepse nuk ka pasur një skenar të tillë për të goditur, por thjesht në momentin kur është kaluar aty është parë nga protestuesit dhe të gjithë ata që shoqëronin që duhet kjo, kjo godinë mos të ishte një godinë që ka prodhuar vetëm, vetëm urrejtje dhe vetëm pushkatime, të firmosura dhe nga vetë Enver Hoxha, sikurse dalin në dokumentet e fundit.
-Por ju keni kërcënuar edhe goditje të selisë rozë. Me fjalë, me retorikë, me…
Saimir Korreshi: Po, atje kishim vënë goxha, goxha policë me thënë të drejtën, sepse prisnin gjë të tillë. Por, Berisha e kishte deklaruar që nëse do të goditet më mbi Partinë Demokratike, sepse në qoftë se e marrim mend protestat e fundit, aty është hedhur gaz lotsjellës si në selinë e PD-së, jo e pak herë, por disa herë, po u hodh dhe në xhami. Duke qenë se ne nuk e përsëritëm ose nuk, nuk tentuam të bënim diçka pranë xhamisë, vetëm sepse jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe për këtë arsye, për mos t’i vënë atyre dhe mundësinë që jo e hodhën këta, po e hodhën ata. Ne nuk duam që besimtarët të kenë shqetësim sepse besimi, besimi i lirë, por pavarësisht protestës, çdo njeri, qytetar i tjetër mund, duhet dhe mund ta gëzojë qetë atë lirinë e tyre, si veprim pavarësisht se protesta besoj unë prek çdo shqiptar, besimtar apo jo, por janë të gjithë taksapagues në fund të fundit, jemi të gjithë ne shqiptarët. Dhe kur buxheti i shtetit është, nuk e di, se vjedhur është si term, nuk e di, se po them edhe fjalë, është rrjepur çdo gjë që ka, shyqyr që nuk është pazëll ky, ky shtet që të merresh dhe qoftë edhe tokat që po i japin çdo oligarku dhe ta merrnin ta spostoni diku tjetër. Unë mendoj që kjo është një arsye, qoftë dhe për ata që janë besimtarë, qoftë dhe pse është muaji i shenjtë i Ramazanit, për të kërkuar një gjë. A duhet të kërkojmë drejtësi apo kërkojmë të krijojmë disa standarte? Unë them që patjetër që duhet të reagojmë ndaj asaj padrejtësie që po bëhet kur po shkrin gjyqësorin dhe po i japin tagër kartonit të parlamentit, që e kanë të vjedhur parlament, për të, ja pse, pse ndodhi kjo vjedhja e parlamentit dhe ja pse, pse shërbeu fundja fare. Pra, ne nuk mund ta, mund ta lejojmë një, qoftë i çdo njeriu qytetar sepse nuk është fjala që do, do vidhet për ju, për Saimirin. Jo, thjesht a është normale që një njeri do vazhdojë të vjedhë, t’i vazhdojë bëjë presion, të vazhdojë të drejtojë ministria siç po drejton…
