Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:25, në aksin “Shkodër–Velipojë”.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi H. C., 57 vjeç, ka qenë duke drejtuar automjetin e tij kur paprtimas ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Fatmirësisht thuhet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 20:25, në aksin rrugor “Shkodër–Velipojë”, shtetasi H. C., 57 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi H. C., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
