Skip to content

Aksident tragjik në aksin kombëtar, 3 makina bëhen “copë-copë”, ka viktima dhe te plagosur…

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku përplasja e tre automjeteve ka përfunduar me pasoja tragjike, duke i marrë jetën një personi dhe duke lënë disa të tjerë të lënduar.

Na ndiq në Instagram
Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:25 në aksin Shkodër–Koplik, në afërsi të fshatit Grizhë. Sipas të dhënave te policisë, fillimisht janë përplasur dy mjete me drejtues shtetasit A.M. dhe V.X., ndërsa më pas në aksident është përfshirë edhe një automjet i tretë, i drejtuar nga shtetasi E.Gj.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën shtetasi Z.M., i cili ndodhej si pasagjer në njërin prej automjeteve dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në Spitali Rajonal Shkodër.

Ndërkohë, dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjere tjetër kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet kanë nisur hetimet dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë aksident të rëndë.

Published inSHQIPERI