Pas daljes dhe rifutjes së Rogertit në shtëpinë e “Big Brother”, marrëdhënia dhe aleanca e tij me Mirin duket se është tensionuar.
Gjatë një diskutimi në shtëpi, dy banorët shkëmbyen akuza dhe kundërakuza lidhur me besimin në lojë dhe raportet me konkurrentët e tjerë.
Në debat u përfshi edhe opinionisti Arbër Hajdari, i cili komentoi se as Juela nuk ishte pozicionuar në mbështetje të Rogertit, duke theksuar se ajo nuk reagoi për ta ndaluar kur ai doli nga shtëpia.
Debati:
Rogerti: Mos bëj viktimën para shqiptarëve, mezi ke pritur të dal unë nga dera, se jam konkurrent i fortë. Ti mezi pret që të dal unë.
Rogerti: Unë lë kokën për ty si njeri, por jo në lojë. Viktimën nuk e dua unë.
Miri: Unë e tregova shumë mirë dhe i qëndroj atyre fjalëve. Ka 10 ditë që po përmendet fjala “besëprerë”. Kur jemi bashkë kundër disa konkurrentëve, jemi bashkë dhe e mbaj derisa të dal. Për Rogertin, bën provokime gjithë ditën që unë do bashkohem me Selin. A mos do ti të bashkohesh me Selin?
Rogerti: Kjo pritet për t’u parë, për momentin kam Juelën.
Arbër: Ti (Juela) dhe Miri as nuk lëvizët për Rogertin. Nëse e do njëri brenda shtëpisë, del dhe e ndalon. Miri dhe Juela nuk e kanë në listë Rogertin.
Juela: Unë e kam në listë Rogertin.
Arbër: Ti, Miri, e ke frikë Rogertin, ai po bën betejat e veta.
Rogerti: Miri mbaron pas Selinës, janë mix këta. Ti, Arbër, do të na përçash mua me Juelën.
Arbër: Nuk të duan, se po të donin nuk do të linin të ikje.
