Skip to content

Del foto e autorit qe kreu ngjarjen e rende ne Nikel

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Nikël, ku Eduart Afmataj, ka qëlluar për vdekje me armë zjarri kunatin e tij, Artur Çangu, pas një konflikti mes tyre.

Po ashtu është publikuar edhe fotoja e 33-vjeçarit Afmataj, i cili dyshohet se ishte dhëndër në fisin e viktimës.

Vrau me çifte kunatin në Nikël, ja kush është autori

Autori, Eduart Afmataj

Ndërkohë policia ka bërë me dije se ka shpallur në kërkim 33-vjeçarin, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Në mediat u raportua se autori ka pasur një sherr disa ditë më parë me djemtë e viktimës, ndërsa sot ka kryer edhe vrasjen.

Published inSHQIPERI