Skip to content

Nëna dhe vajza gjendet të vrara brenda apartamentit, arrestohet djali, dyshohet se

Një ngjarje e rëndë kë tronditur Greqinë e mbarë opinionin publik, pasi nënë e bijë u gjetën të murosura në një nga dhomat e shtëpisë së tyre.

Mediat vendase shkruajnë se autori i vrasjes së nënës dhe vajzës së saj 56-vjeçare është djali i të moshuarës njëherazi dhe vëllai i kësaj të fundit.

Në përpjekje për të fshehur vrasjet makabër, djali para hetuesve ka thënë se ishte i detyruar për t’i vrarë të dyja pasi kishte frikë se ato do i merrnin pasurinë.

Ndërsa ka pretenduar se motra e tij u nda nga jeta pasi nuk arriti të fitonte dot luftën me kancerin.

Mirëpo hetimet e bëra kanë zbuluar se trupi i saj ishte murosur prej tre muajsh në një nga dhomat e shtëpisë së tyre, e krah saj në mur u gjend dhe trupi i pajetë i mamasë, e cila mësohet të jetë vrarë 2 dutë pas vdekjes së vajzës së saj.

Rasti i rëndë u zbulua menjeherë pas raportimeve të bëra nga fqinjët të cilët denoncuan zhdukjen e dy grave. Policia filloi menjëherë kontrollet në terren dhe pavarësisht përpjekje të djalit për t’i “ngatërruar” gjatë hetimeve, ata gjetën 2 viktimat të murosura në shtëpinë e tyre.

Sapo policia bastisi shtëpinë e familjes, dyshimet e tyre u shtuan pasi një nga dyert  e shtëpisë ishte e mbuluar me stuko. Për rrjedhojë blutë shtrinë kontrollet në dhomë derisa arritën të zbulonin dy trupat e murosur.

Foto e marrë nga Protothema.gr 

"Kisha frikë se më merrnin pasurinë", djali VRET

E bija dhe nena qe u vra nga djali
Published inDIASPORESHQIPERI