Ambientalisti dhe inxhinieri i njohur Sazan Guri ka bërë një lajmërim të fortë në rrjetet sociale, duke pretenduar se avokati dhe një nga kritikët e zëshëm të qeverisë, Altin Goxhaj, është “arrestuar” nga persona pa uniformë, por të prezantuar si punonjës policie.
Sipas Sazan Gurit, asnjë nga komisariatet e Tiranës nuk ka bërë asnjë reagim dhe pavarësisht interesimit të tyre, nuk kanë dhënë asnjë informacion nëse Altin Goxhaj ndodhet në stacionet policore apo është marrë peng.
“Lajm i kobshem! Thone qe avokati dhe zeri i forte e kritik i qeverise Altin Goxhaj eshte arrestuar nga nje grup ne emer te policise, por pa uniforme policie, dhe askush nga komisiaratet nuk te thote nje fjale?!!?”, shkruan Sazan Guri.

Edhe persona të afërt me avokatin Altin Goxhaj, janë kontaktuar nga newsbomb.al dhe shprehen se momentalisht nuk kanë asnjë dijeni për vendndodhjen e tij dhe edhe ata, kanë dyshime se ai është rrëmbyer nga persona të prezantuar si policë.
“Jam gati te nisem nga Berati te zbuloj se ku ndodhet te pakten!?”, shton Sazan Guri.
Redaksia ka kontaktuar me te aferm te avokatit dhe mesohet se ai eshte shoqeruar nga disa punonjes policie civile, ndersa per arsyet e ketij shoqerimi pritet qe ai te beje reagim vete.

