Menjehere pas deklarates se Salianjit qe do regjistrohet per te kandiduar per kryetarin e Partise Demokratike, Berisha duket se ka nisur manovrat sesi ta perjashtoje nga gara, nga frika per te hyrje ne perballje me te.
Mediat prane Berishes, kane filluar te interpretojne statusin e ndryshuar te Rithemelimit, qe sipas tyre nuk e lejon Salianjin te kandidoje, ndonese i njejti status nuk lejon edhe Berishen si kryetar qe ka humbur zgjehdjet e fundit. ja cfare shkruajne mediat me poshte.
Ditën e sotme pritet të zbardhen emrat për kandidat për garën për kreun e Partisë Demokratike, post i cili mbahet nga ish-kryeministri Sali Berisha. Afati i dorëzimit të kandidaturave mbaron në orë 12:00.
Sipas udhëzimit, përveç integritetit të figurës kandidati duhet të ketë patur dhe një angazhim të paktën 10-vjeçar në PD. Një kusht tjetër në udhëzim është edhe ndalimi i kandidimit për persona të dënuar me vendim të formës së prerë, duke ngritur kështu një pengesë për ish-deputetin Ervin Salianjin. Ky i funditrezulton i dënuar me 1 vit burg për “kallëzim të rremë”.
Megjithatë nëpërmjet një reagimi në rrjete sociale, Salianji ka njoftuar se nëse do të depozitojë kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Gjithashtu ai ka theksuar se pavarësisht farsës, nuk do të ndalet, ndërsa shton se është modeli i demokracisë perëndimore që e frymëzon për të mos u ndalur dhe për të vazhduar luftën për të demokratizuar PD.
“Dielli lind andej nga perëndon” na mëson Naim Frashëri. Drita, përparimi, qytetërimi dhe demokracia vijnë nga Perëndimi. Prandaj shqiptarët e kanë vendosur që dijen dhe kulturën e marrin nga bota e përparuar. Modeli i demokracisë perëndimore më frymëzon dhe nuk do të ndalem në luftën për të lënë pas të shkuarën e për ta demokratizuar Partinë Demokratike. Ironi e fortë: në ditën kur shpallet uzurpimi dhe shkallmimi i rregullave demokratike, ndodhem aty ku lindi Magna Carta, në tempullin të demokracisë. Pavarësisht farsës, nesër depozitoj kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë.”- shkruan Salianji.
Po ashtu, kërkohet eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar ose rajonal në beteja politike dhe për çështje qytetare.
Deri më tani, janë të paktën 4 emra që pritet të garojnë për postin e kryetarit të PD-së. Mes tyre është vetë kreu aktual i opozitës Sali Berisha. Kandidaturën e saj e ka shpallur edhe aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari. Edhe ish-deputeti Ervin Salianji pritet të jetë pjesë e garës për drejtimin e Partisë Demokratike. E fundit që ka konfirmuar publikisht kandidaturën është Alesia Balliu, aktiviste dhe anëtare e Partisë Demokratike.
